Rama në Dubai: Dolëm nga një terr shumë i gjatë, ishim Koreja e Veriut të Evropës

13 shkurt 2024 | 15:21

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministri anglez, Toiny Blair, ishin pjesë e panelit të Samitit Botëror të Qeverisjes në Dubai.

Rama gjatë diskutimi ka thënë se Shqipëria doli nga një terr shumë i gjatë, duke theksuar se ishin Koreja e Veriut të Evropës .

Ai ka theksuar se Tony Blair ishte modeli i tij prej politikani.

“Doja që kjo të ishte e qartë, sepse kështu të gjithë do të kuptoni që nuk do të isha më i privilegjuar se kaq se sa të kem dikë, do t’i them që unë nuk do të jem as kryeministër as do të isha asnjë njeri i angazhuar në politikë përpara tij, nëse s’do të ishte për të, ishte modeli im për të hyrë në politikë dhe për PS-në, mund të jetë një rrugë e tretë për të majtën. Dolëm nga një terr shumë i gjatë, ishim Koreja e Veriut të Evropës, të izoluar, ishim të vetmuar në një varfëri që sot më duket e pamundur nga një izolim i jashtëzakonshëm, ajo çfarë mësuam me mundim është që sistemin mund ta ndryshosh brenda ditëve por institucionet nuk i ndërton dot as për vite të tëra”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar ka thënë se në skenarin ideal për pesë vite do të dëshironte që Shqipëria të ishte një vend që sillet dhe punon si vend anëtar i BE-së.

“Pastaj nëse do të jetë zyrtarisht pjesë e BE-së nuk është vendimi ynë. Dua të them që ka të bëjë me teknologjinë por edhe jo me të. Po flisnim edhe përpara rreth faktit ku do të shkojë kjo teknologji e çfarë do të ndodhë, por për një gjë që nuk e di nëse jam i sigurt që teknologjia nuk do ta bëjë dot kurrë, janë dielli, lumenjtë, luginat, plazhet e mrekullueshme, malet, liqenet fantastike dhe qytetarët mjaft mikpritës të Shqipërisë. Dua t’u them të gjithëve që ejani në Shqipëri dhe në atë mjedis do të keni mendime më të mira se si teknologjia mund të përplotësojë bekimin nga Zoti të një vendi që është mallkuar shumë nga historia”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Tiranës, libri më i ri i profesorit Bajram Kosumi…