Rama në Elbasan: Pagat e punonjësve, një prioritet kombëtar i përbashkët
23 prill 2023
| 14:33
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan, me të cilët ka diskutuar dhe rikujtuar edhe një herë rritjen e pagës minimale dhe mesatare në vend.
Ai ka thënë se pagat e punonjësve janë një prioritet kombëtar i përbashkët.
“Vijojmë takimet informuese me përfaqësues të biznesit për rritjen e pagës minimale dhe për reformën e rëndësishme që po ndërmarrim për ta bërë tregun më tërheqës dhe krahun e punës më të mirëpaguar kudo në vend”, ka shkruar Rama në “Facebook”.