Rama në Elbasan: Vota e 11 majit për Evropën, mbështetje për reformën në drejtësi

19 mars 2025 | 16:30

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputet në qarkun e Elbasanit, ku ka kërkuar mbështetje për një mandat të katërt me qëllim realizimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në procesin e integrimit, duke shtuar se “nëse negociatat mbyllen në vitin 2027 do të jetë rekord në gjithë historinë e integrimit”.

Ai ka krahasuar Shqipërinë me vendet e tjera të Ballkanit, duke thënë: “Serbia ka filluar negociatat në vitin 2014, është mbrapa tani. Mali i Zi i ka filluar negociatat në vitin 2012, sot ne e kemi arritur.”

Rama ka bërë apel për mbështetje të gjerë në zgjedhjet e 11 majit, duke shtuar se kjo është një mundësi për të siguruar të ardhmen evropiane të vendit. Ai e konsideroi këtë si një mundësi të artë për shqiptarët, duke thënë: “Populli shqiptar duhet të na japë mundësinë, sepse është votë për Evropën e konfirmuar.”

Kryeministri Rama ka kërkuar që shqiptarët të votojnë për fëmijët dhe familjet e tyre, siç kishin vepruar për mbylljen e “TikTok”-ut, duke theksuar: “Menduan si prindër, nuk menduan si demokratë dhe si socialistë. Nuk i dukesha unë fare si gogol i palës tjetër, por më shihnin si njeriun që ka mundësi t’i shpëtojë fëmijëve të tyre nga kjo mortje”.

Po ashtu, Rama i ka bërë thirrje popullit që të ruajnë stabilitetin dhe të mos lejojnë që të minohet reforma në drejtësi, duke theksuar:  “Ne nuk do t’i lëmë shqiptarët të kujtojnë se kjo punë nuk kryhet se doli Altin Dumani, nuk është puna se doli Altin Dumani… nuk është e garantuar Shqipëria, nuk janë të garantuar shqiptarët se çfarë ndërtohet sot, nuk prishet nesër”.

Ai e ka krahasuar opozitën me mitin e Rozafës, duke thënë se ajo po përpiqet të shembë bazat e reformave të ndërtuara nga qeveria: “Nuk është rastësi që kalaja e Rozafës është mit, legjendë shqiptare, nuk është legjendë franceze”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) edhe këtë vit do të…