Rama: Në gjashtëmujorin e parë të 2019-s do të ketë zero tarifa ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës
26 nëntor 2018
| 10:44
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që po mbahet sot në Pejë, ka thënë se brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm do të ketë zero tarifa ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Po ashtu, ai ka thënë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm nuk do të ketë më roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës, transmeton “Epoka e re”.
Ai ka ftuar kryeministrin Ramush Haradinaj që Shqipëria dhe Kosova duhet të vendosin një fond të përbashkët për ministritë e Jashtme.