Rama në Hagë, takon presidentin dhe kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare
04 korrik 2022
| 13:17
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Hagës ku ka takuar përfaqësues të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Në një njoftim në llogarinë e vet në “Facebook”, Rama ka bërë me dije se ka pasur një takim me presidentin e gjykatës në Hagë, Piotr Hofmanski dhe me kryeprokurorin e kësaj gjykate, Karim Khan.
“Hagë – Me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan”, ka shkruar Rama.