Rama në kërkim të policëve shqiptarë nëpër botë, e gjen edhe një në Zvicer (Video)

08 nëntor 2019 | 13:27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  ka takuar sot një mik të veçantë gjatë një vizite në Zvicër ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit.

Bëhet fjalë për një shqiptar nga Kosova që shërben në policinë e Zvicrës. Ka qenë pikërisht kreu i Qeverisë ai që ka ndarë me ndjekësit një bashkëbisedim me policin, ndërsa të dy së bashku kanë përshëndetur shqiptarët kudo që janë.

“Ja shqiptarët që ruajnë Zvicrën, siç ruajmë Kombet e Bashkuara. Siç ruajnë edhe shumë vende. Nga Gjilani apo jo (i drejtohet policit kryeministri) (‘Po’ i përgjigjet ai) Të fala të gjithëve në Gjilan, në Kosovë, në Shqipëri nga policia shqiptare e Zvicrës”, është shprehur Rama në një video të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157143072541523?vh=e&sfns=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës…