Rama: Në Korçë do të hapet qendra e parë e skive në Shqipëri (video)

19 janar 2025 | 14:19

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se në Korçë do të hapet qendra e parë e skive në Shqipëri.

Në një postim në “Facebook”, ai  ka shkruar se qyteti tashmë ka më shumë se 160 bujtina, që ofrojnë shërbime.

Për sa i përket projektit, sipas Ramës do ta fusë Korçën në hartën europiane të turizmit të skive.

“Korça bre Korça… Këtë dimër si asnjë dimër, 160 e kusur bujtina. Njëra më e bukur se tjetra, plot e për plot çdo fundjavë, rreth gjysmë milioni vizitorë e turistë që kalojnë të paktën një natë në Parisin e vogël gjatë vitit. Një dekadë më parë mezi kalonin 50 mijë në vit dhe nuk kishte këmbë të huaji. Ndërkohë që bujtinat numëroheshin me gishta, e mezi marrin veten. Por tani ka ardhur radha e qendrës së parë turistike të skive në Shqipëri një projekt që do ta fusë Korçën në hartën europiane të turizmit të skive dhe do të ndezë një motor të ri me shumë kuaj fuqi në ekonominë e këtij qarku”, ka thënë Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa…