Rama në krah të Merkelit: E pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon “Open Balkan”, por bën teori konspiracioni

14 shtator 2021 | 15:19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se iniciativa “Open Balkan” është instrument i përshpejtimit të Procesit të Berlinit.

Ai në konferencë të përbashkët me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke bërë teori konspiracioni rreth kësaj iniciative.

“Open Balkan” është krijuar për të mos u varur nga vetot e njëri-tjetrit dhe teorive të konspiracionit të njëri-tjetrit”.

“Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet dhe bën teori konspiracioni për ‘Open Balkan’”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…