Rama në Madrid, pritet nga mbreti Filipe Vl
07 shkurt 2025
| 12:22
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga takimi me Mbretin Filipe Vl. Rama ka udhëtuar drejt Spanjës ditën e djeshme.
Rama po zhvillon një vizitë dyditore në Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar, që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.