Rama në mbledhjen e dy kuvendeve: E sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Hashim Thaçin, ky Kuvend nuk bëri asgjë për padrejtësinë në Hagë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në Kuvendin e Kosovës për Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së në Hagë.
Rama ka thënë se e sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Hashim Thaçin.
“Pa përfaqësuesit e UÇK-së nuk nisemi, as sot, as nesër, asnjëherë. Vetëm bashkë. Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së. Pa Hashim Thaçin e shokët e tij që udhëtuan bashkë me Rugovën e Qosjen, ne nuk e dimë, çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës, por çfarë ne dimë me siguri është se ato qaste nuk do të kishin ardhur, dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës mme në krye Hashim Thaçin.
“Sot që ne jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi po mbahen peng prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkomëbtare e cila ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e një shteti të së drejtës. As nuk e kam diskutuar ndonjëherë, as sot, të drejtën e asaj Gjykatës Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vet Hashimi ka ngritur dorën për të formuar ajo Gjykatë”, është shprehur Rama.
Rama në fjalën e tij ishte i ashpër me Kuvendin e Kosovës, duke thënë se nuk ka bërë asgjë për të nxjerrë një rezolutë për padrejtësinë në Gjykatën Speciale të Hagës.
“Nuk vijë dot këtu në Prishtinë, ta gëlltisë, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit në mungesë të Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga një dyshim shumë i madh, dhe i arsyeshëm se ai proces, është proces i parregullt ligjor, dhe se normat dhe standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë që e financojnë atë far Gjykate. Nuk rrit dot pa ua thënë këtu çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për të kërkuar një rezolutë të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të gjitha vendeve financuese, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjyqtarët”, ka thënë Rama.