Rama në Mitrovicë: Të rinjtë mbështesin PDK-në dhe Veselin

15 shtator 2019 | 15:10

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rafet Rama, ka takuar në Shipol të Mitrovicës disa të rinj dhe të reja, ku disa prej tyre do ta shfrytëzojnë për herë të parë të drejtën aktive të votës në Kosovë.

Ai ka thënë se është jam i impresionuar me idetë e tyre inovative për zhvillimin e ndërmarrësisë në vend.

“Për këtë qëllim, mandatin e kaluar me propozimin e Kryetarit Veseli është themeluar Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. I njëjti dikaster në mandatin e ardhshëm, do ta promovojë edhe më shumë inovacionin dhe ndërmarrësinë, me theks të veçantë ndërmarrësit e rinj. Dekada e Re i takon të rinjve. Së bashku me të rinjtë, do ta jetësojmë atë, në krye me Kryeministrin z. Kadri Veseli. Jam përherë mirënjohës dhe falenderues për përkrahjen dhe mbështetjen e të rinjve për PDK-në dhe kryetarin Veseli”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autori i njohur gjakovar, Xhevdet Bytyçi, ka nxjerrë në shitje…