Rama: Në momentin që ndërkombëtarët ia kthejnë shpinën Kosovës ajo futet në ditët më të zeza

08 qershor 2023 | 12:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk dëshiron t’i quajë zyrtarët e shteteve perëndimore si ndërkombëtarë, meqë ka vlerësuar se ata janë të zotët e Kosovës që e krijuan dhe e bënë shtet me bomba.

Rama ka thënë se në momentin që këta ndërkombëtar i kthejnë shpinën Kosovës atëherë Kosova hyn në ditën e saj më të zeza.

Rama, ka thënë se e ka përkrahur Kurtin edhe kur e kanë akuzuar për tradhti pasi ishte ulur në tryezë me Vuçiqin. Në këtë kontekst, Rama ka thënë se do ta përkrah drejt njohjes reciproke, drejt rrugës për njohje të ndërsjellë dhe për shpëtimin e Kosovës.

“Unë nuk i quaj ndërkombëtarë, ata janë të zotët e Kosovës. Momentin që ndërkombëtarët i kthejnë shpinën asaj shpie, mos e bëftë Zoti, ajo shpi hynë në ditët e saj më të zeza. Unë Kurtin e kam mbështetur edhe kur e akuzuan për tradhtar me presidentin e Serbisë, sepse ajo është rruga. Do ta mbështes deri në fund, në rrugën e njohjes së ndërsjellë, dhe për shpëtimin e Kosovës”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIBA YDF “Youth Development Fund” për U14 për pesë radhazi…