Rama në prezencë të Erdoganit: Turqia është mikja më e madhe e Kosovës
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka vlerësuar se Turqia është mikja më e madhe e Kosovës.
Këtë pretendim, Rama e ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, , i cili po qëndron në Tiranë të Shqipërisë.
Sipas Ramës, Turqia ishte vendi i parë që e ka njohur Kosovën si shtet.
“Nesër Ergodan shkon në Beograd. E sjell këtë në vëmendjen tuaj për një fakt historik. Kur presidenti Erdogan ishte kryeministër e ka njohur Kosovën e para. Por nuk ka qenë një njohe e parë e Kosovës thjeshtë zyrtare dhe diplomatike, ka qenë një njohje e Republikës së Kosovës në kohë reale në sinkron me punimet e Parlamentit të Kosovës, dhe në momentin kur në televizor, para tij që ishte e mbledhur e tërë qeveria, atë kohë kryeministrin tani presidentin, bashkë me deputetët kanë ngritur duart për të votuar Pavarësinë e Kosovës. Pra një mik më të padiskutueshëm sesa Ergodani dhe Turqia, Kosova nuk e gjen askund. Ndajmë shqetësimin dhe se tensionet mes dy vendeve duhet të rregullohen”, ka thënë Rama. /KK