Rama në “Twitter”: Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër

25 mars 2021 | 12:47

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Turqi për të përfunduar marrëveshjen me distributorin turk për marrjen e vaksinave kineze anti-Covid.

Me anë të një postimi në “Twitter” Rama ka shkruar se do të ia dalin në këtë betejë me pandeminë dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër.

Në këtë postim Rama thumbon edhe opozitën duke thënë se në qoftë se nuk ia del qeveria, askush tjetër nuk ia del dot.

“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtje e blinduar dhe sulm i shpejt, ja formacioni i…