![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/R-600x360-1.jpeg)
Rama: Nënkryetaren e PDK-së e shkarkova sepse e sabotoi punën
Shkarkimet e fundit që janë bërë në komunën e Prishtinës, kryetari i saj, Përparim Rama, tha se nuk kanë të bëjnë me prishje të koalicionit.
Rama tha se ka kohë që në një mënyrë ai i ka paralajmëruar partnerët se nuk është i kënaqur dhe se ai ka përgjegjësi ndaj qyetarëve.
“Jemi pajtu që ndryshimi duhet me ndodh, por ndryshimi nuk ndodhke, dhe unë si kryetar i Prishtinës kam përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe duhet të veproj. Nuk mundem me prit gjithmonë që aj vendim të merret ose te pajtohem se dicka e keqe që është dasht me u permisu nuk është përmisu’’, tha Rama në ‘’Click’’ të RTV21.
Rama komentoi edhe shkarkimin e nënkryetarës së komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, për të cilën tha se ka refuzuar t’i shtyjë gjërat përpara, gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë.
“’Nenkryetarja qe dy vite e ka pasur të vetmin elment kyq, digjitalizimin, u pajtuam që puna për digjitalizimit të shtyhet përpar, u zhagit puna deri në dhjetor që e pranoi se ka refuzuar ta shtyj këtë vendim përpara, askush në kabinetin tim nuk i shtyn gjërat përpara unë e kam për detyrë ta heku nuk la asnje bllokad, kjo ka qenë sabotazh dhe si rezultat nuk është pjesë e kabinitetit im’’, tha Rama.
Rama, gjithashtu, foli edhe për shkarkimin e drejtorit Ilirik Musliu, për çka tha se problemi me mbeturina ka qenë që nga fillimi dhe procesi për ta elmiminuar këtë problem është “zhagitur’’ dhe se si shkak i mbeturinave “jemi buzë një epidemie”.
Rama tutje tha se ka besim në drejtorin e ri të emëruar në postin e drejtorit të Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci.
‘’Kam besim ne drejtorin e ri. Gjendja me mbeturina do permisohet dukshëm shumë shpejt, Brenda një periudhe 6 mujore do kemi një permisim’’, tha Rama.