Rama nënshkruan projektin mbi 23 milionësh: Do të përmirësohet cilësia e ajrit në kryeqytet
09 mars 2023
| 11:06
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), ka investuar 23.2 milionë euro për energjinë solare në Kosovë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky është një prej projekteve më të rëndësishme për kryeqytetin.
“23.2 milionë euro nga BERZh-i për Solar4Kosovo, një prej projekteve më të rëndësishme për Prishtinën. Falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në kryeqytet do të transformohet përmes energjisë, duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Faleminderit (EBRD) një nga partnerët tanë kryesor drejt Prishtinës së gjelbër dhe Fisnik Osmani për punën e vazhdueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohtores Termokos në gjithë qytetin”, ka shkruar Rama në “Facebook”.