Rama nga 12 maji e nisë turin e takimeve me shqiptarë në Evropë, shteti i parë Greqia
06 maj 2024
| 16:50
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se nga 12 maji do të nisë turin e takimeve me diasporën shqiptarë në shtete të ndryshme.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka deklaruar se shteti i parë që do të takojë shqiptarët që jetojnë atje, është Greqia.
“Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”, ka thënë Rama.
Takimi do të mbahet në Athinë.