Rama nga Berati: Do të angazhojmë edhe mësuesit pensionistë në shkolla
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur shkollën e sapo rikonstruktuar “Babë Dudë Karburanara” në Berat për të uruar nxënësit në fillim të këtij viti të ri shkollor.
Në fjalën e tij në këtë aktivitetin e organizuar në këtë shkollë, kreu i qeverisë ka dhënë lajmin për mundësinë e punësimit me kohë të pjesshme të mësuesve pensionistë, për t’i thënë më shumë krahë pune tregut.
“Kemi shumë mësues në pension që mund t’i ftojmë të angazhohen me orare të reduktuara në përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen e lehtësinë që mund të ketë procesi i punës me nxënësit profesionalë në ndërmarrje si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është një domosdoshmëri për t’i dhënë më shpejt krahë pune tregut. Domosdoshmëria për të bërë të mundur që sot në kushtet kur ekonomia po fiton kapacitete gjithëpërfshirës dhe rritja nuk lexohet mes shifrave, por nuk ndjehet drejtpërdrejt në buxhetet familjare, që të përfshijë edhe pensionstë. Për këtë arsye jemi duke punuar intensivisht mbi të dhënat kuptimplota që të mundësojnë të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritjeje në mënyrë që edhe pensionistë të ndjejnë drejt Shqipërisë 2030, atë që është plotësisht e ndjeshme në xhepin e mësuesve që sot e kanë pagën mesatare 950 euro. Në pagë në nivele të përparuara dhe krijon premisa për të kërkuar më shumë”, ka thënë Rama.
Për kreun e qeverisë sfidë mbetet mbrojtja e gjuhës shqipe. Rama ka filluar në vëmendje origjinën e familjes së tij dhe ka thënë se stërgjyshi i tij Kristaq Rama ishte një patriot i angazhuar për lëvizjen për pavarësinë, por mbi të gjitha shumë i përkushtuar për të financuar së bashku me plot patriotë të tjerë shkollat shqipe.
“E vërteta është që familja ime nga im atë rrjedh nga Berati dhe e sjell këtu në vëmendje këtë sepse stërgjyshi im Kristaq Rama i pari, ishte një patriot i angazhuar për lëvizjen për pavarësinë, por mbi të gjitha një njeri me të ardhura mesatare, por shumë i përkushtuar për të financuar së bashku me plot patriotë të tjerë shkollat shqipe; ngritjen e shkollave shqipe, në një kohë kur shqipja ishte një gjuhë e kërcënuar në aspektin e të shkruarit dhe në atë kohë kur një i madh, një patriot i madh, njeriu emrin e të cilit mban shkolla këtu, mbërriti në Berat në 1897 dhe ajo çka bëri ishte, t’u mësonte djemve fshehur sa në një lagje, në një lagje tjetër të lexonin dhe të shkruanin gjuhën shqipe dhe në këtë aspekt shkolla ka si të thuash, përmes emrit që mban të ‘Babë Dudë Karbunarës’ edhe një simbol. Një simbol të mishëruar në një amanet, amanetin për gjuhën shqipe; për gjuhën shqipe, e cila sot kërcënohet nga një armiqësi tjetër shumë e madhe që është armiqësia e atyre komunikimeve të shpejta me shkurtime të pafundme dhe braktisja gjithmonë e më shumë e kulturës së të lexuarit të librit dhe të të shkruarit me dorë. Këto janë sfida që nuk janë vetëm tonat, janë sfida të të gjithëve, por edhe për këtë sfidë në po përpiqemi të bëjmë më shumë dhe ministrja e përmendi, t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë, jo vetëm rritjes së kapaciteteve dhe të aftësive të mësimdhënies në aspektin e teknologjive dhe të digjitalizimit që hyn te gjuha e re, por edhe në aspektin e gjuhës shqipe për te pasur një rrjetë mbrojtëse për gjuhën shqipe”, ka thënë Rama. /A2CNN/