Rama nga Mamurrasi premton shtëpi të reja për të prekurit nga tërmeti (Video)

11 dhjetor 2019 | 12:10

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Mamurras ku po viziton disa nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që aktualisht strehohen në çadra.

Rama në këtë vizitë shoqërohet nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish-ministrja Lindita Nikolla.

Kryeministri Rama u ka premtuar rindërtim të shpejtë të shtëpive banorëve në çadra.

“Besoj se brenda mesit të vitit të ardhshëm do ta sistemojmë shumicën në shtëpitë e reja. E di që ndoshta nuk më besoni, por do bëhen”, ka thënë Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/448688282507220/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Le Matin” ka botuar, të shtunën e 8 nëntorit 1902,…