Rama nga OKB mesazh pesë vendeve të BE-së që s’e njohin Kosovën – kundërshton paralelet me Ukrainën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti fjalim në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York.
Ndër të tjera, pjesë e fjalimin ishte dhe Kosova, të cilën Kryeministri e quajti si “Nuk duhet mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur me 5 shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën”
Fjalimi i Ramës:
Të gjithë në Ballkanin Perëndimor të bëhemi bashkë dhe të planifikojmë të ardhmen tonë së bashku. Është bindja e palëkundur që të shohim të ardhmen.
Agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë si një zile alarmi. Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë më të mirë sa ka qenë ndonjëherë, por duhet të punojmë pareshtur me aleatët tanë që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm.
Çdo paralele e hequr artificialisht në Kosovë e Ukrainë ka për qëllim të shpërqendrojë këdo që është në këtë ndërtesë, por Kosova është një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar. Nuk duhet mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur me 5 shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën.
Në vitin e tretë të luftës në Ukrainë ndihemi të detyruar që Rusia duhet ta ndalë, një katastrofë e ngjizur nga një vendimi i një vendi, nga një ëndërrimtar delirant.
Ne duam paqe, dhe duam të kem paqe mes Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundshme. Po kërkojmë një paqe të drejtë të mbështetur në kartën e këtyre Kombeve të Bashkuara, një paqe që nuk mund ta minojë Ukrainën dhe të drejtën e saj.
Pritëm në Tiranë Zelenskyn. Shqipëria do vazhdojë krah Ukrainës, për sa kohë të jetë e nevojshme. Një tjetër luftë po vlon, në Lindjen e Mesme. Nuk ka vend për Hamasin në një vend ku duam të jetojmë.
Duhet të rikalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme, por nuk ka asnjë busull që mund të normalizojë terrorin e Hamasit, është njësoj si të pranojë të bashkëekzistojë me një formë të mbrapsht nazizmi. Konfirmojmë mbështetjen në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme.