Rama nga Prishtina propozon Kuvend të përbashkët në nëntor

20 qershor 2022 | 12:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në mbledhjen e zhvilluar në Prishtinë mes dy qeverive, i ka propozuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, mbajtjen e një Kuvendit të përbashkët në nëntor, në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Do t’ju propozoja që meqë jemi në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të kishim në nëntor të parin kuvend të përbashkët, të mbledhur në një dhomë ku po na u dha mundësia dhe po u ra dakord, të na jepet dhe ne të dyve të adresojmë këtë dhomë të përbashkët, por në të gjitha rastet, nëse bindim të dy kryesitë e kuvendeve të kemi këtë kuvend të përbashkët, atëherë japim mesazhin për ata që lexojnë sloganet e mbledhjeve, që këto nuk janë slogane boshe”, ka thënë Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot shqiptarët jetojnë më…