Rama nis dëshminë për inceneratorët

23 shkurt 2022 | 12:51

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur dëshminë e tij për aferën e inceneratorëve në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Rama është politikani i fundit që dëshmon para Komisionit Hetimor, i cili më do të mbledhë të gjitha provat. Në nisje të mbledhjes, kryeministri Rama ka bërë betimin, duke u shprehur se do ta thotë vetëm të vërtetën.

“Betohem se do t’ju them të vërtetën, veç të vërtetën, asgjë tjetër veç të vërtetës”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se deri më tani në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kanë dëshmuar shumë politikanë të PS-së, si: Belinda Balluku, Ëngjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Armando Subashi, Alqi Bllako, Arben Ahmetaj dhe Shkëlqim Cani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i Meka Halal Food, Burim Piraj njofton se ka…