Rama njofton për zbulimin e një vendbanimi 7500-vjeçar në Lin (foto)
28 gusht 2022
| 11:37
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njofuar për zbulimin e një vendbanimi 7500-vjeçar në Lin.
“Të tjera zbulime arkeologjike mbresëlënëse hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare, pranë fshatit Buqezë në Lin, ku po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit ‘palafit’, sipërfaqja e vendbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35.000 m2”, ka shkruar Rama.