Rama njofton se kryeministri britanik do ta vizitojë Shqipërinë

10 prill 2025 | 12:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se së shpejti Shqipërinë do ta vizitojë kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.

Ai ka thënë se vizita e parë e Starmerit në shtetin shqiptar, do të ndodh para Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 maj në Tiranë.

Rama e ka vlerësuar këtë vizitë si shumë të rëndësishme, duke theksuar se kjo është hera e parë që një kryeministër britanik viziton Shqipërinë për një qëllim zyrtar.

“Pas një muaji, do të vijë kryeministri britanik në vizitën e tij të parë zyrtare. Asnjëherë nuk ka ardhur një kryeministër britanik për një vizitë zyrtare. Ka ardhur vetëm një herë Tony Blair për të shkuar në Kukës, ishte vizitë bilaterale”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të kësaj…