Rama: Nuk do të lejojmë të përsëriten ndërtimet pa leje

17 korrik 2022 | 17:39

Kryetari i iomunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ndërtimet pa leje ia kujtojnë një periudhë kohore të kryeqytetit të cilën nuk do të lejojë të përsëritet.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se artisti Alban Muja, me anë të “Manifesta Biennial” e ka rikthyer këtë temë të Prishtinës në art.

““Ky ndërtim legal – ilegal” në mes të Prishtinës, është vepër e artistit Alban Muja në kuadër të Manifesta Biennial, por që rikthen në memorien tonë gabimet e së shkuarës, të cilat kanë rezultuar në degradimin e Prishtinës”.

“Alban Muja sot jeton në Berlin dhe arti i tij vazhdon të vlerësohet nga kritik me renome botërore te artit.  Për mua, si kryetar i kryeqytetit, është kënaqësi e veçantë të shoh që artistët tanë, rikthehen në kryeqytet me veprat dhe talentin e tyre duke kthyer kështu edhe vëmendjen ndërkombëtare të artit dhe medias në Prishtinë”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se ky vend…