Rama nuk kursen kritikat për Vetëvendosjen në mbledhjen mes dy qeverive

20 qershor 2022 | 12:54

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me homologun Albin Kurti, gjatë mbledhjes së përbashkët dy qeverive në Kosovë në Prishtinë.

Rama teksa ka marrë në dorë një dokument të marrëveshjeve mes dy vendeve, ka theksuar se qëkur qeveria e Kurtit është në pushtet dhe konkretisht “Vetëvendosja” ka zvogëluar germat për të kursyer letër.

“Ne na lejohet të bëjmë edhe vërejtje këtu, se mbledhje pune është. Që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto germat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre. Është fakt i njohur që Vetëvendosja është forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester United. Si gjithnjë…