Rama: Nuk na lejohet ta bëjmë publike kontratën me “Pfizerin”

19 janar 2021 | 13:35

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar arsyet e mospublikimit të kontratës me “Pfizer”.

Në konferencë për medie, ai ka deklaruar se kishte dëshirë ta publikonte kontratën por pastaj është njohur me vendimet e të gjitha vendeve që kanë kontratë dhe nuk e kanë bërë publike.

Ai ka bërë me dije se nëse një vend i BE-së do ta bëjë publike kontratën, atëherë edhe Shqipëria do të bëjë një gjë të tillë.

“Çmimi është fiks por lidhet me modelitetin e kontratave. Me kohën me veprimin. Por janë të verifikueshme. Parat që paguhen për Pfizer nuk mbulohen nga sekreti. Është shumë e thjeshtë dhe mos e ushqeni popullin me konspiracione. Se u mbush ky vend. Pfizer ka një kontratë me të gjithë vende dhe asnjë kontratë, as në Gjermani as në Italia dhe askund nuk është publike. Unë nuk e dija dhe thash që do ta bëjë publike. Por mora vesh se ruhet nga sekreti tregtar. Kjo është si në të gjithë botën. Nëse gjeni një vend që e ka bërë publike do e bëjmë dhe ne. Por kur nuk e bën askush pse duhet ta bëjmë ne. Shuma, ne kemi kapacitetin të paguajmë të gjitha vaksinat për popullin tonë. Kjo është situatë dinamike dhe vaksinat e tjera kanë çmime të ndryshme. Edhe nëse na duhet vetëm Pfizer i kemi paratë për të paguar”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me nënkryetarin e Komunës…