Rama: Nuk negociojmë demokracinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se shteti shqiptar do të shkojë në zgjedhje me 30 qershor, edhe pse opozita dhe presidenti Ilir Meta, kanë thënë se mbajtja e tyre është anuluar.
Kryeministri Rama, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka folur edhe për përgjimet ku partia e tij del se është e përfshirë në manipulim të procesit zgjedhor.
Po ashtu ai ka folur edhe për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama nuk e fsheh drojën se kriza politike mund ta pengojë këtë proces, por duke iu referuar protestave dhe kritikave të opozitës, thotë se “demokracia nuk do të negociohet”.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/edi-rama-shqiperia-zgjedhjet-protesta-/30012561.html.