Rama numëron ofendimet ndaj Albulena Haxhiut, ‘harron’ se ajo e kishte quajtur ‘kriminel’ Kadri Veselin

23 prill 2025 | 12:13

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka numëruar disa prej fjalëve që janë thënë ndaj Albulena Haxhiut.

Megjithatë, Rama ka harruar se vite më parë, vetë Albulena Haxhiu e quante “kriminel” Kadri Veselin.

“‘Fundrrinë politike’, ‘terroriste politike’, ‘specie e përçudnuar’, ‘përçarëse’, ‘konfliktuoze’, ‘belagjike’, ‘vegël’, janë disa prej ofendimeve të ulta me të cilat opinionistët në televizone e portale po shajnë me mllef të papërmbajtur deputeten Albulena Haxhiu. Ajo është deputetja më e votuar me mbi 125 mijë vota në këtë legjislaturë të nëntë e cila është në prag të konstituimit. Albulena është kryetare e organizatës së gruas në Lëvizjen tonë (GVV) dhe për një dekadë të plotë deputete e Kuvendit të Republikës. Sulmet ndaj saj janë dekurajuese për vajzat dhe gratë që duan të angazhohen në politikë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, është shprehur…