Rama: Objektivi ynë janë kundërshtarët e çorganizuar

10 mars 2021 | 13:59

Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama,  ka theksuar se objektivi i PS-së janë kundërshtarët e çorganizuar. Këto komente ai i ka bërë gjatë aktivitetit me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama është shprehur se kundërshtarët janë shumë të dobët në krahasim e PS-në.

“Objektivi ynë janë kundërshtarët e çorganizuar që i ka parë gjithë Shqipëria, kanë bërë gjithçka për të humbur ndeshjen. Duhet të gjesh fuqi ekstra për tu motivuar deri në fund, janë shumë të dobët, për të na motivuar. Bazohuni tek objektivat, punoni pa pushim, të gjithë në sulm përballë atyre që kudo që shfaqen kërkojnë një shesh për të bërë përshesh. Të gjithë në sulm për Shqipërinë e së ardhmes. Në sulm për të në sulm për të mbrojtur vendin nga Iliri,  Saliu dhe KCK-ja. Deri më 25 prill do të çoj nga varri Ceco Musarain se i kopjoi vargjet. Nuk është për të qeshur, por për të qarë me oi. Një cirk, por kur thonë Shqipëria fiton, o Zot fiton, por si fiton, dhe me kë fiton”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, ka ironizuar me…