Rama: Opozita do zgjedhje në tetor
23 qershor 2019
| 14:48
Në Përmet ku ishte për një miting për zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar kërkesën që opozita i ka bërë presidentit për një datë të re zgjedhjesh.
Sipas Ramës, propozimi është bërë për në muajin tetor, por ai është i vendosur që të dielën e ardhshme të shkohet në zgjedhje.
Referuar paralajmërimit të opozitës së bashkuar se pritet që ’97 të përsëritet, Rama ka thënë se këto janë skenarë për të mbjellë frikën.
Kryeministri Rama ka theksuar se pavarësisht protestave të opozitës, qeveria nuk do të rrëzohet.