Rama: Opozita ka hyrë në qorrsokak
12 maj 2019
| 14:19
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke iu referuar protestës se dhunshme të opozitës, ka thënë se një grupim i dëshpëruar politik që imponohet përmes dhunës së verbër, ka hyrë në qorrsokakun pa rrugëdalje.
Në 14:00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente, ku një grupim i dëshpëruar politik orvatet , më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta. Qetësi dhe vendosmëri për Shqipërinë që duam”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.