Rama: Opozita po e nxinë Shqipërinë me shkrime të paguara në mediet e huaja
07 qershor 2019
| 17:32
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, ka thënë se opozita shqiptare është duke e nxirë Shqipërinë përmes shkrimeve të paguara në mediet ndërkombëtare.
“Bëjnë artikuj këtej, hidh artikuj andej. Ajo gazetë merret me gjëra të tilla, i kanë çuar, e ka bërë puna e vetë. E bënë copë Shqipërinë fare”, ka thënë Rama gjatë një aktiviteti elektoral.