Rama: Opozita po e përdorë Kukësin për ta djegur rrugën evropiane të Shqipërisë
03 prill 2018
| 11:36
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Rrugën e Kombit.
Rama në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se opozita shqiptare është duke e përdorur Kukësin për ta djegur rrugën evropiane të Shqipërisë.
“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin ‘patriotik’ e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën evropiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, ka shkruar Rama.