Rama organizon mbledhje qeverie me Markoviqin e Malit të Zi në Shkodër
03 korrik 2018
| 10:51
Qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës. Mbledhja e dy qeverive është përzgjedhur të jetë fototeka kombëtare “Marubi”.
Për këtë arsye në rrugët kryesore të Shkodrës ka shumë gardistë, policë, madje edhe forca speciale të FNSH.
Takimi do të nisë me ekzekutimin e himneve kombëtare në pedonalen “Kole Idromeno”, më pas bëhet parakalimi në këmbe deri tek Muzeu Marubi ku do të mbahet edhe mbledhja.
Pas fjalimeve hapëse, takimi do të vijojë me dyer te mbyllura ku do të nënshkruhen marrëveshjet respektive. Në përfundim dy kryeministrat, Rama dhe Markoviq do të kenë konferencën për shtyp.