Rama: Papunësia në Shqipëri ka rënë më shumë se 6 për qind
01 maj 2019
| 12:31
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar paraditen e kësaj të mërkure në llogarinë e vet në “Twitter” për të dhënë sipas tij lajmin e gëzuar për uljen e papunësisë.
Shefi i Qeverisë i është referuar Bankës Botërore, sipas të cilës papunësia ka rënë më shumë se 6 për qind që prej 2013.
“Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon!Papunësia ka rënë më shumë se 6% qysh se morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa ne”, ka shkruar Rama.