Rama para shqiptarëve të Italisë: Jeni përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar të dielën me shqiptarët e Italisë, në vazhdën e tureve me diasporën.
Në nisje të fjalës së tij, ai është shprehur se ndihet i prekur nga mikpritja që i është bërë, teksa pallati i sporteve në Milano është mbushur me mijëra shqiptarë.
“Jam thellësisht i prekur nga mikpritja juaj. Dua që ta dini më ka emocionuar tej mase vala e nxehtë e përshëndetje të shumë shqiptarëve që më kanë shkruar gjithë këto ditë. Flamuri kuq e zi dhe trengjyrëshi italian dëshmojnë lidhjen e dy popujve. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Evropën. Jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikun, fuqia e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re”, ka thënë Rama.