Rama paralajmëron bizneset

19 prill 2020 | 18:52

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se janë konstatuar dyqane joushqimore, që lajmërojnë hapjen për nesër pa miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka përsëritur se bizneset e lejuara janë të publikuara në portalin e-albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore.

Postimi i plotë i tij:

Kujdes!
Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga ministria e shëndetësisë!
Bizneset e lejuara, në bazë të urdhrit të ministres së shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin e-albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore.
Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. E-albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtarisë së vet.
Ju lutem verifikoni në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër.
*duke parë ecurinë e përballjes me armikun e padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 prill – 3 maj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-ministrin e…