Rama paralajmëron fund të hidhur për opozitës në Shqipëri
02 prill 2019
| 18:25
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për djegien e mandateve të deputetëve nga ana e opozitës, duke e cilësuar këtë veprim si tradhti ndaj atyre që i votuan.
Ai ka rikujtuar se një gjë të tillë e ka bërë një parti në vitet ’20-ta, por që është shkrirë. Sipas Ramës të njëjtin fat do të ketë edhe opozita.
“I kemi mundur atëherë dhe do i mundim përsëri. Atë bënë diçka që askush nuk e bëri. Vetëm një parti e ka bërë këtë në vitet ’20-ta në Itali dhe ajo parti u shkri. Ashtu do shkrihen edhe ata sepse zgjodhën të tradhtojnë popullin që ua dhanë mandatet”, ka thënë Rama.
Më tutje, Rama është shprehur optimist në lidhje me zgjedhjet e ardhshme duke thënë se fitorja do jetë më e thellë.