![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/edi-rama-10-770x440-1.png)
Rama paralajmëron mbërritjen e mbi 90,000 dozave ‘AstraZeneca’
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmërur se do të arrijnë edhe 90,800 vaksina ‘AstraZeneca’ kundër koronavirusit.
Në një postim në “Facebook”, Rama ka thënë se dozat e reja do të arrijnë në fundjavë.
“Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit evropian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit”, ka shkruar Rama.
Shqipëria ka filluar vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të muajit janar, duke u dhënë përparsi punonjësve shëndetësorë.
Më 28 mars, vendi ka nisur vaksinimin masiv, fillimisht në Tiranë, për të vazhduar më pas në qytete të tjera.
Rama po ashtu tha se numri i të vaksinuarve në Shqipëri, të enjten, kalon 300-mijëshin.
Përveç vaksinave të kompanisë anglo-suedeze ‘AstraZeneca’, Shqipëria ka siguruar vaksina edhe nga prodhuesi amerikano-gjerman, ‘Pfizer/BioNTech’, si dhe nga Rusia dhe Kina