Rama paralajmëron ‘plan shumë të rëndë’ për Kosovën nga Perëndimi
13 qershor 2023
| 20:19
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se mund të ketë masa shtrënguese ndaj Kosovës, pas situatës që është krijuar në veri të vendit.
Rama, në një konferencë të jashtëzakonshme, ka potencuar se ka kërkuar kohë që mos të bëhen këto masa.
“Jemi në prag të vënies së lëvizjes së planit, jemi në prag të vënies në fjalë, nuk ma zë goja fjalën sanksione, por të masave shtrënguese të një shteti që është krijuar nga ata që janë në kushte të sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje ku kam kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzon këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, kam frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vjen lëvizja”, ka deklaruar Rama.