Rama pas Athinës shkon nesër në Romë
Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të zhvillojë nesër (e enjte) një vizitë zyrtare pune në Romë. Ai do të takohet me homologun e tij italian, Giuseppe Conte, i cili vetëm pak javë më parë ishte për vizitë në Shqipëri.
Në Tiranë, Conte ishte shprehur pro hapjes së bisedimeve për Shqipërinë, por fatkeqësisht disa ditë më pas një gjë e tillë nuk ka ndodhur
Kryeministri Conte e ka cilësuar një gabim historik këtë vendim të BE-së. “Duhet të gjejmë mënyrat”, ka thënë Conte, duke kërkuar të korrigjohet ky gabim historik.
Takimi i nesërm Conte-Rama do të fokusohet dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri.
Vizita e fundit zyrtare e kryeministrit Rama në Romë ishte zhvilluar në tetor të 2017 në kohën e qeverisjes së kryeministrit Paolo Gentiloni.