Rama: Pas tërmetit i kam thënë Bashës se duhet të jemi bashkë
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për raportet e tij me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar sot në emisionin “Java” në RTSH, Rama u pyet dhe për një masazh që për shumë kohë ka qarkulluar në media, ku sipas drejtuesit të emisionit Lorenc Vangjeli, kryeministri i ka shkruar Bashës: “O Lul ku po shkon o burrë, o Lul po i bie murit me kokë!”.
Kreu i qeverisë ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se komunikime me të ka pasur para djegies së mandatave dhe në ditët pas tërmetit, ku sipas tij i kishte kërkuar që të ishin bashkë.
“Jo nuk ka ndodhur asgjë e tillë, unë kam komunikuar për herë të fundit pas tërmetit i kam thënë se duhet të jemi bashkë, një mesazh i tillë nuk ekziston. Komunikimet me Bashën i kam pasur vetëm kur PD ka qenë në Kuvend”, ka thënë Rama.