Rama pasi opozita e ‘dogji’ Kuvendin: Tanimë kanë prekur fundin

20 nëntor 2023 | 15:47

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për kaosin e krijuar në Kuvend këtë të hënë.

Ai është shprehur se opozita tashmë ka prekur fundin, ndërsa “mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, një person i kërkuar nga drejtësia”.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, ka shkruar Rama në “X”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Çfarë Kuvendi, çfarë leshvendi: Ka…