Rama: Për Asociacionin, të painteresuar janë Kurti dhe Vuçiqi

13 qershor 2023 | 20:47

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që e dha sot për draft-asociacionin të propozuar nga Rama, nuk ka ndikuar në vendimin për mos mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Ai, në një konferencë për media, ka thënë se Kurti dhe presidenti serbë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë të interesuar për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Zero, sepse së pari përpjekja ime për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës nuk ka nisur sot, ka disa ditë që i kam kërkuar të takohemi, për të folur për këtë situatë. E dyta zero, sepse siç unë them atë që mendoj edhe Albini thotë atë që mendon për mua, për mua nuk ka surpriza, nuk ka gjëra të panjohura me Albinin sepse siç më njeh ai mua e njoh dhe unë atë, edhe është i sinqertë në atë që thotë,ai beson në atë që thotë diçka të rëndësishme dhe diçka që unë duhet ta marr në konsideratë”.

“E fundit 0 sepse ka dy njerëz që janë të painteresuar për Asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, jo janë bashkë ne kuptimin që janë marrë vesh, por në kuptimin që janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet këta janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Pse? Sepse për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme u duhet armiku i jashtëm.

“Pse i çon presidenti serb ushtarët në kufi me Kosovën? Mendoni se në cepin e largët të mendjes dhe ëndrrën më kurajoze ai mendon se mund të futet një ushtar serb një metër në kufirin e Republikës së Kosovës? Absolutisht, as nuk e imagjinon po pse i qon, nuk i qon për të mbrojtur me armë serbët me armë që janë në Kosovë, por për të ndezur shpirtin nacionalist serbëve. Për ca këndojnë ata, për ca, këndojnë për ata që i dëgjojnë në Serbi, këngë mitingu, pa asnjë lloj lidhje, për ca i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë”.

“Serbia e ka humbur luftën ushtarakisht njëherë e mirë në vitin 1999. Serbia qysh nga viti 1999 nuk është më kërcënim për Kosovën nuk ka çka i bënë fare, jo se është Kurti por sepse aty është Amerika, është kjo Amerikë e cila sot është në acarimin maksimal me Qeverinë e Kosovës. Atëherë për çfarë duhet kjo histori konfrontimi permanent duhet për politikë të brendshme”,ka thënë Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 15 persona humbën jetën dhe dy të tjerë…