Rama për atentatin ndaj Trumpit: Tragjedi për botën demokratike

14 korrik 2024 | 11:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për atentatin ndaj ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, ka thënë se është shqetësuese të dëgjosh një lajm të tillë.

Ndër të tjera, Rama shprehet se kjo është një tragjedi për botën demokratike.

“Është shqetësuese të shohësh që një kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të qëllohet gjatë një tubimi dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur, dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia shkojnë për ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, ka shkruar Rama në X.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Astrit Gashi ka komentuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald…