Rama për barrikadat: Shfaqja zgjati ca më shumë, në fund secili me fitoren e vet

29 dhjetor 2022 | 19:20

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas heqjes së barrikadave ka reaguar në rrjetin Twitter. “Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr”, ka shkruar ai.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, Rama tha se fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë.

“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin…