Rama për draft-statutin e Asociacionit: Ata që shajnë pa e ditur përmbajtjen, frikën e kanë se mos e humbasin armikun
09 qershor 2023
| 20:25
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur pas reagimeve që pati dërgesa e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që ai e bëri tek presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Rama ka thënë se ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur se çka përmban draft-statuti i Asociacionit, frikën e vetme e kanë se mos e humbasin armikun.
“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”, ka shkruar Rama.