Rama për Driton Kukën: Është shembull suksesi dhe frymëzimi për të tjerët
Trajneri Driton Kuka, trajneri me një numër të madh rekordesh që ka prekur majat botërore të sportit olimpik të xhudos, ka qenë i ftuar në COD sot, së bashku me kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, në një diskutim të hapur mbi rrugëtimin e trajnerit “kryemjeshtër” në sport.
I pranishëm në këtë takim ishte kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se suksesi i Dritonit është forcë dhe frymëzim për të tjerët.
“Vlera tjetër e shtuar e këtij suksesi është se përbën forcën që do të frymëzojë të tjerë e do të sjellë të tjera suksese si rezultat e dhënies së provës se asgjë nuk është pamundur”, tha fillimisht kryeministri shqiptar.
“Duke i falënderuar dhe gocat për praninë e tyre do të doja ta nisja me Dritonin me një element që më bëri përshtypje dhe mund ta kuptoj se në një dimension shumë modest dhe shumë ndryshe dhe të njëjtë, edhe kur njeriu mendon të hyjë në një garë e di që është në garë dhe në atë moment që e realizon dhe ja del mund të thuhet do në faqen e parë të librit ku Dritoni nuk komunikonte nuk reagonte dhe ishte i mpirë, do të kisha dëshirë ta risillja atë moment relaksimi deri në pikën që nuk do fare të flasësh as të komunikosh me njeri, është një moment që nuk e beson as vetë që është realizuar”, deklaroi Rama.