Rama për fitoren e Shqipërisë: Faleminderit djem të mrekullueshëm!

13 tetor 2023 | 08:50

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim për triumfin e Kombëtares gjatë ndeeshjes me Çekinë, duke shënuar një rezultat 3-0. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një foto të renditjes së Shqipërisë në grupin E ku kryesojmë ndërsa ka falenderuar futbollistët këtë këtë rezultat.

“Mirëmëngjes me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grup i specializantëve vazhdon edhe sot protestën për mospagesën e…